top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri PDF Print E-mail
Friday, 24 October 2014 12:54

Ndodhi ajo që përflitej prej ditësh nën zë dhe që i gjithë opinioni publik shqiptar i druhej. Shqipëria ka humbur ndeshjen 3-0 në tavolinë ndaj Serbisë, ndërkohë që kësaj të fundit i hiqen 3 pikë.


Ky është vendimi i Komisionit Disiplinor dhe të Etikës në UEFA dhënë sot në mëngjes për ndeshjen e ndërprerë në minutën e 41-të më 14 tetor në Beograd për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Francë 2016”.


Sipas vendimit, Komisioni Disiplinor në Nion të Zvicrës, ka ndëshkuar me 100 mijë euro gjobë të dyja federatat ballkanike, ndërkohë që kombëtarja e Dik Advokatit do të luajë dy ndeshje pa tifozë.


Ky është vendimi zyrtar i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri, një vendim i cili duhej të jepej që dje, por për shkak të dosjeve voluminoze, kanë shtyrë dhënien e verdiktit për sot. Burime nga FSHF-ja, pohojnë se në këtë vendim ka ndikuar raporti i gjyqtarit anglez Atkinson, i cili ka shkruar se Shqipëria nuk ka pranuar të kthehet në fushë pas incidenteve të dhunës.


Një vendim sa i çuditshëm aq dhe absurd i UEFA-s, që fillimisht ka ndëshkuar kombëtaren kuqezi dhe më pas ka lënë pa pikë dhe skuadrën serbe, ndonëse kjo e fundit i ka marrë pikët në tavolinë dhe më pas i janë hequr sërish. Ky vendim ka të bëjë vetëm me fatin e ndeshjes, ndërsa për sa i takon ndëshkimeve të lojtarëve, masat e Komisionit Disiplinor do të merren në muajin nëntor. Gjatë incidenteve në fushë mes futbollistëve të të dyja ekipeve dhe tifozëve, ka pasur shtyrje, stola kokës dhe grushte.


Sakaq, burime nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë me dije se vendimi i UEFA-s ku Shqipërisë i jepet humbja në tavolinë 3-0 do të apelohet në Komisionin e Apelit të UEFA-s. Edhe nëse ky komision lë në fuqi vendimin e parë të qeverisë së futbollit evropian, atëherë shkalla e fundit për të përmbysur vendimin, është Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

 

Comments 

 
+2 #1 larg-nga-ulqini 2014-10-24 21:08
kjo eshte qe EU ju tregon shteteve te ballkanit se nese doni ne europe veproni se europian. Shqiperia e pafajshme paguan per huliganet serb. Kush fiton?Danimarka dhe Portugalia, pra Europa.
 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.



bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...