top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

Roman i mesazheve historike PDF Print E-mail
Friday, 03 October 2014 14:43

Shkruan Gjekë Gjonaj



Shkrimtari  dhe studiuesi  i mirënjohur nga Ulqini Bahri Brisku   këto ditë botoi  romanin “ Gjurmë dhe hije”, i cili lexohet me ëndje. Ky roman   prej  380 faqesh dhe 28 kapitujsh ka vlera të mirlfillta letrare,  dhe si i tillë  besoj se do të nxisë kurreshtjen e lexuesit të të gjithë brezave. Tematika  e ngjarjes  zhvillohet në Ulqin, Anë të  Malit, Krajë , Shkodër , Malësi të  Madhe e gjetiu, por qendra kryesore e kësaj vepre mjaft interesante është Kulla në fshatin Brisk të Krajës.

Autori edhe pse  shtjellon ngjarje të veçnata nga  gjurmët dhe hijet  ato harmonizohen ngusht njëra me tjetrën , duke mos u larguar protagonistëve kryesorë. Gjurmët përkojnë me të dhëna historike, kurse hijet janë  të dhëna mitologjike dhe kallëzime nga mitologjia popullore të këtij rajoni etnik, i cili është djepi më i lashtë i baladave tona.

E veçanta e kësaj proze letrare qëndron  në faktin e gërshetmit të fakteve të së kaluarës historike të kësaj popullate me tablo të fuqishme artistike.Në romanin “ Gjurmë dhe hije”  të Bahri Brsikut  dominon rrëfimi i kuptueshëm, por  nuk mungojnë edhe skenat moderniste. Në mënyrë artistike janë thurur disa rreflekse të bashkëjetesës korrekte me malazez, por edhe kanibalizimin e fqinjëve kundra  vendasve shqiptarë. Romani është një dëshmi e tokave etnike  të robëruara  dhe rrezistencës aktive të vendasve, të cilët gjithë jetën i ka përcjellë hija e robërisë. Në këtë vepër qartas  shtrohet çështja e  përballimit të sfidave të rrezikshme, por kur shqiptari mobilizohet për mbrojtjen e autoktonisë, nuk ka fuqi armike që e ndalon.

 

Vepra “ Gjurmë dhe hije” është dëshmi artistike që populli ynë asnjëherë nuk e ka mbështetur lumturinë e vet dhe dhimbjen e tjetërkujt, por fqinjët e kësaj popullate asnjëherë nuk i kanë kursyer dhimbjet dhe derdhjen e gjakut të bijve tanë.

 

Rrëfimin për çlirimin  nga demoni i azhdajës- përpinçit, i cili sipas legjendës kishte zënë vend në maje të bjeshkës e cila e ndante Krajën  nga Ana e Malit  në romanin “ Gjurmë dhe hije” bënë pjesën e tij  kulmore. Çështjen e ekzistimit  të përpinçit për qëllime të caktuara e kishte përhapur  ish okupatori turk. Popullata duke mos e njohur dredhinë e të së vërtetës së anadollasve, u mobilizua për  eliminimin e  këtij rrezikut rreth të cilit qarkullonin në opinion disa zhdukje të personave nga ana e përpinçit. Ish zaptuesit turq kishin   angazhuar  argatët e tyre të cilët me  arrogancën e tyre përhapnin në opinion  rastet e tmerrshme tragjike që i “ shkatërronte përpinçi” në bjeshkën Erëkeqe. Inskenimet e paqena të katrahumave të azhdajës. Drita e shpëtimit të popullatës nga ai shihej vetëm në  organizimin e tërësishëm të  popullatës e cila dispononte në gjirin e vet edhe persona të cilët i kishin ushqyer me qumështin e tyre. Personat e tillë   dispononin fuqi mbinatyrore dhe ishin të gatshëm të  të mbështesin  çlirimin e vendit nga azhdaja e cila nuk lejonte gjallë kalimin e personave nëpër bjeshkë.

 

 

Tërë organizimi i mbrojtjes së kufirit  në Shestan si dhe sulmi kundër përpinçit vendosej te Lera pranë Kullës së bajraktarit  Sinan Briskut, i cili kultivonte veprime të ekuilibruara me kapitenët detar të Ulqinit, me bajraktarët e Malësisë së Madhe, me eprorët osmanli të Shkodrës, me kumarën malazias  të Cërnicës, me bajraktarin e Anës së Malit, me kreshnikët e dalluar të rrethinës dhe me të gjithë ata shqiptarë të cilëve psuhteti turk nuk ua kishte verbuar sytë me lira të verdha.

Shkrimtari Bahri Brisku me origjinalitetin individual në këtë roman jep mesazhe artistike të dimensioneve të gjera.Autorit të kësaj vepre  nuk i ka munguar guximi që  të shtjellojë të vërtetën historike të popullatës së kësaj hapësire. Shpërthimet e tablove artistike  që përshkojnë  romanin  “ Gjurmë dhe hije” janë garancion i qëndrueshëm  si për individualizmin origjinal ashtu edhe për  vlerën e lartë të këtij krijimi letrar i cili    artistikisht  pasqyron traditën e lavdishme të krenarisë sonë kombëtare. 

Vepra në fjalë përshkohet nga një   frymë   atdhetarie. Burgosjet e shpeshta të  Bahri  Briksut  nga UDB-a jugosllave janë dëshmi e bindjeve të tijë   poatriotike , të cilat kanë nderuar shqiptarinë. 

Redaktori i këtij romani shkrimtari i njohur Fadil Kraja , bartës i shumë çmimeve letrare të Shqipërisë ka thënë se  romani “Gjurmë dhe hije “ të Bahri Briskut është model vlere letrare se si shkruhet një roman.

 

Comments 

 
0 #1 profile 2018-11-01 09:41
Need cheap hosting? Try webhosting1st, just $10 for an year.

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.



bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...