top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

“Art Club” boton dy libra të autorit Hamid Alaj PDF Print E-mail
Friday, 03 October 2014 12:59

Në kuadër të edicionit botues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini, ditë më parë janë botuar dy libra të autorit Hamid Alaj: “Zhvillimi i shkollave dhe arsimi në trevën e Krajës dhe të Shestanit” dhe “Durimi dhe durueshmëria sipas parimeve islame”.

 

Libri “Zhvillimi i shkollave dhe arsimi në trevën e Krajës dhe të Shestanit” është një monografi, e përbërë prej 603 faqesh, që flet mbi zanafillën e arsimit në këto treva, shkollat shqipe në Krajë dhe Shestan në periudha të ndryshme kohore, portretet e mësuesve veteranë dhe të mësimdhënësve që punuan apo punojnë në shkollat e kësaj treve etj. Autori na jep në mënyrë kronologjike rrugën e zhvillimit të arsimit në Krajë dhe Shestan. Redaktor i librit është dr. Nail Draga, kurse recensues dr. Bahri Brisku.

Ndërkaq libri “Durimi dhe durueshmëria sipas parimeve islame” trajton kuptimin e nocionit të durimit në disa aspekte të jetës shoqërore në përgjithësi, duke u përqendruar në kuptimin e durimit sipas parimeve islame. Redaktor i librit është Muhamet Nika, kurse recensues mr. Behlul Kanaqi.

 

Librat janë shtypur në shtypshkronjën IVPE - Cetinë.

Hamid Alaj është nga Kraja, por jeton në SHBA. Përpos këtyre librave, ai është autor edhe i dy librave të tjerë: “Huazimet turko-osmane në të folmen e Krajës” dhe “Nga nektari i mençurisë njerëzore”.
SHAI “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani rreth 100 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.

 

Comments 

 
0 #1 profile 2018-11-01 09:43
Need cheap hosting? Try webhosting1st, just $10 for an year.

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.



bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...