top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

U mbajt manifestimi “Dita e poezisë shqipe Shasi 2014” (foto) PDF Print E-mail
Wednesday, 01 October 2014 12:47

LETËRSIA PËR FËMIJË NË KRIZË

Shkruan: Gëzim Ibroçi

Letërsia për fëmijë që mësohet në shkollat tona nëntëvjeçare në Mal të Zi, përfshihet sipas programit të bërë nga mësuesit eminent shqiptarë, program i cili është realizuar me sukses në librat e letërsisë, nga autorë shqiptarë, nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë



KATËRKOLLË- ULQIN, 30 shtator 2014- Në lokalitetin e lashtë,turistik dhe atraktiv të Shasit të Anës së Malit,Komuna e Ulqinit, u mbajt manifestimi tradicional dyditor, 27 dhe 28 shtator 2014, ”Dita e poezisë shqipe Shasi 2014”,i 16-të me radhë,të cilin e organizon OJQ “HARMONIA”, e cila udhëhiqet nga shkrimtari dhe publicisti, Ibrahim Berjashi.

Të ftuarit e posaçëm ishin nga Mali i Zi,Shqipëria dhe Kosova.

Ishte i pranishëm edhe delegacioni i FMRDPMZ, me në krye drejtorin Safet Kurtagiq edhe Basri Likën,kryetar i Bordit drejtues i Fondit.

Kësaj radhe,siç u shpreh në hapjen e këtij aktiviteti z.Berjashi, “kemi përzgjedhur letërsinë për fëmijë dhe tekstet mësimore në gjuhën shqipe në Malin e Zi”, duke e ditur se në opinion janë hapur debate të shumta edhe fjala e shkrimtarëve në këtë rast e ka peshën e vet”,- u shpreh ai.

Referuesit, shkrimtarë dhe studiues të spikatur të hapësirës shqiptare,si Xhahid Bushati,Skënder Temali,Helena Grillo,Alisa Velaj,Qazim Muja,apostrofuan anashkalimin institucional të letërsisë për fëmijë edhe të rritur.

Studiuesit nga Shqipëria theksuan se atje lypset një reformë rrënjësore e teksteve mësimore, sepse “ato ekzistuese nuk janë në trend me kohën”,është anashkaluar letërsia për fëmijë nga ana e teorisë së letërsisë dhe vetizolimi, të cilin e pranojnë madje edhe studiuesit e saj, njëlloj çojnë drejt përfundimit se kjo temë sikur në tërësi i është lënë pedagogjisë dhe metodikës së lëndës së mësimit te letërsisë.

Kryetari I Bordit drejtues të Fondit për mbrojtjen e realizimin e të drejtave të pakicave,Basri Lika tha pjesëmarrësve nga Shqipëria se “ne nuk kemi libra, na i dhuroni ne ashtu siç i keni.”

Dimitrov Popoviq nga Enti për botimin e teksteve shkollore të Malit të Zi, theksoi këtu në Malin e Zi letërsia fëminore që mësohet në shkollat tona nëntëvjeçare në Mal të Zi, përfshihet sipas Programit të bërë nga mësuesit eminentë shqiptarë, program i cili është realizuar me sukses në librat e letërsisë, nga autorë shqiptarë, nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë. Këto libra, sipas z.Popoviq,  reflektojnë arritjet dhe dobësitë e kohës në të cilën jetojmë.

Qazim Muja,i cili moderoi pjesën e paraqitjes së kumtesave të studiuesve, në kundrimin e tij tha se letërsia jonë për fëmijë duhet të ndjek rrugën e letërsive tjera, ndarja sipas zhanreve edhe përzgjedhja e autorëve dhe veprave t u  nënshtrohet parimeve estetike.

Por,oratorët edhe vetë shkrimtarët shtruan dilemën, kemi apo nuk kemi sot letërsi për fëmijë. Sipas tyre, në mbarë rrafshin letrar shqiptar nuk vërehen emra të autorëve të rinj.

Në cilësinë e mysafirëve të manifestimin ishin  edhe poetet dhe studiuesit,Hajredin Kovaçi,Ali Gjeçbritaj,Mimoza dhe Fahri  Rexhvelaj,Diana Mone etj.

Manifestimi “Dita e poezisë shqipe Shas 2014” është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen e realizimin të drejtave të pakicave në Malin e Zi.Drejtori I këtij institucioni,Kurtagiq,shprehu kënaqësinë që  është në këtë ambient edhe në këtë përbërje të aktivitetit me pjesëmarrjen e autoriteteve të letërsisë.

“Këshilli Kombëtar I Shqiptarëve në Malin e Zi duhet të përcaktojë prioritetet e temave me të cilat OJQ aplikojnë projektet e tyre në konkurset e Fondit”,- porositi drejtori Kurtagiq.



Legjenda:Pamje e veprimtarisë në restorantin “Shas”

 

Comments 

 
0 #1 profile 2018-11-01 12:56
Need cheap hosting? Try webhosting1st, just $10 for an year.

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.



bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...